", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/13/auto_3XPDUY7LIZAODALGKF2KDLQ3O41644739050.webp", "width": 932, "height": 582 } }

VIDEO/ Frikë në lartësi, kërcet grushti në avion. Pamjet shokuese në mjetin e Air Caraibes

Tre pasagjerë u përleshën dhunshëm të premten në një aeroplan të Air Caraïbes, i cili lidhte Parisin me Cayenne, në Guajana. Video të sherrit të tyre kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Përleshja e dhunshme shpërtheu në mes të fluturimit të premten, përpara pasagjerëve të tronditur. Burrat në bordin e një aeroplani Air Caraïbes AR 570, i cili lidhte Orly-n me Cayenne (Guajanë), luftuan për disa minuta. Dhe shkaku i sherrit të tyre nuk dihej raportoi Éric Michel, zëvendësmenaxheri i përgjithshëm i Air Caraïbes, në 

Ngjarja është filmuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë tre individë që shkëmbejnë shkelma dhe grushta të dhunshme, ndërsa anëtarët e ekuipazhit, të ndihmuar nga pasagjerët, përpiqen t'i ndalojnë. Një stjuardes është plagosur. “Disa klientë ndihmuan ekuipazhin tonë të frenonte këtë situatë, pasojat e së cilës mund të kishin qenë të rënda pa gjakftohtësinë e ekuipazhit tonë, i cili dinte të kontrollonte në mënyrë perfekte situatën”, tregoi Éric Michel.

Pasi avioni u ul, tre autorët e dhunës u arrestuan nga Policia Kufitare (PAF) në aeroportin Félix Éboué. Ata u vendosën në paraburgim policor, tregon Guyane La Première.“Jam informuar për këto ngjarje të cilat i cilësoj si të rënda. Ajo që mund të them është se këto sjellje janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Ato rrezikojnë sigurinë e fluturimit dhe të pasagjerëve. Prokuroria do të jetë veçanërisht e fortë dhe e vështirë”, tha Samuel Finielz, prokurori publik i Guajanës, shkruan leparisien, .

 “Çdo akt dhune në bordin e një avioni është subjekt i një rrethane rënduese të dhunës së kryer në bordin e një mjeti të transportit kolektiv të pasagjerëve. Gjë që i bën faktet delikate. Këto janë dënime me burg që mund të shkojnë deri në tre vjet”, shtoi ai. Tre të akuzuarit do të qëndrojnë në paraburgim nga policia deri në paraqitjen e tyre në prokurorinë e Cayenne, gjatë kësaj të diele./syri.net/