Kriza Ukrainë-Rusi, BE: Nuk do të mbyllen misionet diplomatike në Kiev

Bashkimi Evropian dhe pse pasi duket se situata mes Ukrainës dhe Rusisë ka përparuar deri më tani nuk ka dhënë asnjë urdhër për tërheqjen e përfaqësisë së saj nga Kievi.

Kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell në një deklaratë për mediat të bërë së fundmi ka theksuar se vendet e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të operojnë në mbështetje të qytetarëve dhe në bashkëpunim me autoritetet ukrainase

Borrell këtë deklaratë e ka bërë pas shqetësimit të shumë vendeve perëndimore dhe vendimit të tyre për të tërhequr personelin e tyre nga ambasadat në Ukrainë.

“Prania e punonjësve dhe alarmet e udhëtimit për evropianët përshtaten me rrethanat e sigurisë,” ka thënë Borrel.