Berisha takon Senatorin Italian: Miqësia mes dy vendeve temë e bisedës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Shkodër me senatorin italian të ‘Lega Nord’, Dr.Manuel Vescovi. 

Pas prezantimit të kandidatit të Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahisë për bashkinë e Shkodrës dhe takimit me shtabin në këtë qytet, ish kryeministri Sali Berisha zhvilloi edhe nje takim me senatorin italian Manuel Vescovi.

Miqësia mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë ishte nje nga temat e bisedës mes liderit historik, Sali Berisha dhe senatorit Italian të Lega Nord.

Historia e Shkodrës, Shqipërisë ishte një tjetër temë që u bë pjesë e bisedës mes Z. Vesoci dhe Z. Berisha, ndërsa senatori italian e vuri theksin te roli që luajnë shqiptarët që ndodhen ne shtetin fqinj.

Në fund të bisedës senatori Italian ftoi ish-kryeministrin Berisha për një vizitë në Itali.