Dylgjeri tallet keq: Thuhet se Ngjela do përfaqësojë Bashën në Bruksel, me qëllim që të humbë gjyqin...

Gazetari Ylli Dylgjeri nuk humbur rastin që të thumbojë avokat Spartak Ngjelën, pasi ky i fundit ka disa vite që paralajmëron arrestime të bujshme, pavarësisht se deri më tani i arrestuar është vetëm ish-ministri Lefter Koka.

Një foto e publikuar nga SYRI, ku avokatit Spartak Ngjela me gazetaren Jonila Godole ka bërë xhiron e rrjetit, duke parë se të personazhet janë pozicionuar në krahun e Lulzim Bashës dhe të dy nuk i ndalin sulmet ndaj Berishës.

Dylgjeri shkruan në postimin e tij në Facabook se ka fjalë se Ngjela do të përfaqsojë Bashën në gjyqin për “Toyota Yaris”, ku ai akuzohet për nxjerrje informacioni, dhe do të humbë gjyqin dhe më pas Basha të përfundojë në burg, me qëllim që ti dalë fjala për arrestimet e bujshme.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Avokat Ngjela që fiton studiot

e TV-ve e humb gjygjet!

-Basha ka gënjyer nën hetim

përpara hetuesve belg.

Jo vetëm kaq, por Berisha tha se hetuesit belg i kanë thënë Bashës se duhet të gjejë ndonjë avokat

pasi e presin ditë të vështira.

Nisur nga kjo kërkesë, thuhet se është Avokat Ngjela që po kërkon

ta përfaqësojë Bashën në Bruksel, me të vetmin qëllim që ta humbë gjygjin si zakonisht e të arrestojnë Bashën.

Realizohen kështu edhe deklarimet e Avokatit që…në ditët në vijim do kemi arrestime në nivele të larta.