Kupa e Botës për Klube/ 90 minuta nuk mjaftojnë për të pasur fitues, finalja shkon në shtesë

Cheslea dhe Palmeiras vazhdojnë ta luajnë finalen edhe pse 90 minutat janë mbyllur. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe tashmë do duhet të paktën shtesa prej 30 minutash për të vendosur fituesin.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me gol. Lukaku kaloi në avantazh “Blutë e Londrës” në minutën e 55-të, mirëpo brazilianët u përgjigjën shumë shpejt duke barazuar rezultatin pas 9 minutash me anë të Veigas, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe pse pati raste, pjesa e mbetur e lojës nuk prodhoi gola. Arbitri dha 6 minuta shtesë, por gol nuk kishte dhe shtesat do duhet të luhen, ndoshta edhe penalltitë.