VIDEO/ Protestuesit bllokojnë kryqëzimin, policia nis shoqërimet, tërheqin zvarrë banorët, dhunojnë gratë

Ndërkohë banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit aktualisht po mbajnë protestën e radhës paqësore kundër prishjes së banesave të tyre.

Me sa duket, situata ka agravuar dhe siç shikohet në momentet e xhiruara nga SYRI TV, ka një përleshje fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit janë tërhequr zvarrë dhe të paktën një grua është dhunuar duke e shtyrë në tokë. 

Në prononcimin e saj për Syrin, gruaja deklaroi se vuan nga zemra dhe se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale, gjë të cilën i'a ka thënë  edhe policave por që ata nuk kanë pyetur por e kanë dhunuar duke e plasur në tokë. 

Protestuesit janë të vendosur të mbrojnë banesat e tyre nga prishja e paligjshme e IMT-së.