Macron telefonon Putin: Negociatat që zhvilloni, jo në përputhje me aktet që ndërmerrni mbi Ukrainën

Tensionet në rritje në Ukrainë dhe kërcënimi real për një luftë, ka vendosur në lëvizje krerët e shumë shteteve europiane.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka telefonuar udhëheqësin rus Vladimir Putin të shtunën, ku i ka thënë se ‘negociatat e sinqerta’ ishin të papajtueshme dhe nuk janë në përputhje me aktet që po ndërmerrnin në lidhje me rritjen e tensioneve mbi Ukrainën.

Thirrja e Macron për Putin u bë pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore paralajmëruan se lufta në Ukrainë mund të ndizet në çdo moment, raporton Reuters.

Uashingtoni urdhëroi shumicën e stafit të ambasadës të largohej nga Ukraina të shtunën, duke shtuar thirrjen e tij këtë javë që qytetarët privatë të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur.

Australia, Zelanda e Re, Gjermania, Italia, Holanda dhe vende të tjera gjithashtu u kërkuan qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina.

Për më tepër, rreth 150 trupa nga Garda Kombëtare e Floridës, të cilët janë në Ukrainë për të ndihmuar në trajnimin e forcave ukrainase, po largohen nga vendi pasi kërcënimi i një pushtimi rus rritet, thanë dy zyrtarë amerikanë për Reuters.