Kandidati i 'Shtëpisë së Lirisë', Bardh Spahia: I nderuar që më ngarkuat me barrën e rëndë të besimit tuaj

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kreun e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka mbajtur fjalën e tij sot para qytetarëve shkodranë të cilëve u ka kërkuar që ta votonin për të sjellë  ndryshimin e munguar në qytet.

Ndër të tjera, Spahia theksoi se ndihet i nderuar që ata e ngakruan me barrën e rëndë të besimit të tyre.

"Mundin dhe sakrificat tonë nuk ja falim askujt. Ne nuk do luajmë bixhoz as me demokratët e as me shkodranët siç luajti Edi Rama.

Ne qytetarët e Shkodrës demokratë deri me datë 6 Mars kemi dy mundësi të mëdha, të fitojmë sërish Bashkinë e Shkodrës.

Sepse ju garantojmë se do ta justifikojmë. Ne përfaqësojmë vlerat më të mira të shkodranëve.

Kemi dhe shansin historik për të treguar se Partia Demokratike nuk ju përket më atyre që e shohin si burim pasurimi dhe pushteti personal në kurriz të demokratëve.

Por njerëzve të lirë që për bindje, parime dhe vlera kanë sakrifikuar brez pas brezi.

Para dy javësh kaluam në një proces të jashtëzakonshëm vote, për të zgjedhur përfaqëusesit më të mirë.

Jam shume i nderuar që më ngarkuat me barrën e rëndë të besimit tuaj.

Kam bindjen se nga vota e lirë askush nuk humbet , përkundrazi të gjithë fitojnë .

Jam i lumtur që shumica e mbështetësve të mi janë rinj, është misioni im të bëj gjithçka për të mbajtur të rinjtë në Shkodër .

Në një vit ne nuk mund të bejmë mrekulli, por mund ta shndërrojmë Bashkinë Shkodër në i shtëpinë e të gjithëve.

Çdo vendim i marrë do të jetë transparent.

Politika e dyerve të hapura nuk do të jetë figurative.

Banorët e Shkodrës do të dinë se çfare vendimesh po merren për të përmisuar jetesën e tyre.

Unë kam bindjen absolute se me datë 6 Mars të gjithë shkodranët do të fitojnë dhe do jetë një fitore historike.”