VIDEO/ Bardh Spahia: Dera e bashkisë Shkodër do jetë gjithmonë e hapur, PD nuk është e atyre që mbajnë zyrat

Në Shkodër, koalicioni opozitar 'Shtëpia e Lirisë' prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia.

Kandidati përfaqësues i zgjedhjeve të 6 Marsit, Bardh Spahiu, gjatë fjalimit të tij theksoi se dera e Bashkisë do të jetë gjithmonë e hapur për qytetarët shkodranë dhe se ka ardhur koha që Shkodra të mos vuajë më diskriminim politik.

"Në familjen time më kanë mësuar se shërbimi ndaj njerëzve është misioni më i lartë.

Kjo është një arsye themelore pse jam sot këtu para jush për të kërkuar votën e qytetarit shkodran, për të drejtuar problematikat e qytetit tonë.

Dua ti them çdo banori se dera e bashkisë tonë do të jetë  e hapur për secilin prej jush, gjithmonë.

Ja kemi dalë të mbrojmë bindjet dhe vlerat tona pavarësisht kostove.

Askush nuk ka mundet të në nëpërkembë. Gjatë komunizmit kemi vuajtur, diskriminimin.

Gjatë qeverisjes socialiste kemi vuajtur diskriminim politik vetëm se jemi një qytet me rrënjë të forta që mendojmë ndryshe e nuk nënshtrohemi.

Prandaj jam sot këtu bashkë me shumicën e shkodranëve për të mos lejuar që krenarinë dhe dinjitetin tonë ta 'nxjerrin në pazar' ata që dinë vetëm të humbasin.

 Ata që nuk njohin votën e lirë dhe meritokracinë. Nuk njohin sakrificën e demokratëve dhe kontributin e askujt. Ky është modeli më i keq dhe kjo është një ndër arsyet më të forta pse jam në këtë garë.

Për ta zhbërë plotësisht këtë model tëresisht humbës dhe antidemokratik. Partia Demokratike nuk është e atyre që mbajnë zyrat dhe refuzojnë të shohin realitetin, partia është e demokratëve si ne këtu, e ju shkodranëve që nuk pranoni modelin e imponimit, një model humbës. Dua ta them, këtu mes jush, se e refuzoj me neveri çdo parullë të opozitës fasadë të Edi Ramës që nuk na njeh ne dhe nuk na sheh si demokratë. Po kush është me demokrat se ne që kemi sakrifikuar sa herë ka pasur nevojë? 

Kush është më demokrat se ne që këmi provuar se vetëm vota e lirë mund të na japë të drejtën të administrojmë pushtetin e njerëzve?

Mos janë të emëruarit e partisë që sot aktivitit kryesor kanë postimet në rrjetet sociale me fyerje për në që duam një Parti Demokratike fituese??"