VIDEO/ Klasi i Brojës ndaj Man United, shikoni si sulmuesi kuqezi driblon mister 90 milionë euroshin

Armando Broja luajti një tjetër ndeshje si titullar për Southampton-in. Këtë herë ata sfiduan Manchester United-in e Critiano Ronaldos, të cilëve arritën t’iu marrin një barazim 1-1 në Old Trafford.

Futbollisti i cili u vu në vështirësi nga shpejtësia e 20-vjeçarit shqiptar, ishte padyshim kapiteni Harry Maguire.

Pati disa momenteve kur të dy lojtarët ishin në duel me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes, por momenti pikant i përket minutës së 87. Mjafton një lëvizje e vetme që Maguire të dërgohet në djall, megjithëse mbrojtësi kërkon ta ndalojë edhe në një mënyrë të veçantë. Kjo video e driblimit po bën xhiron e rrjeteve sociale aktualisht duke e konsideruar Maguire si kërcimtare.