Shkodër/ Belind Këlliçi: Çdo votë për Bardh Spahinë, 6 marsi i rëndësishëm për fatet e pluralizimit

Në Shkodër, koalicioni opozitar 'Shtëpia e Lirisë' prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Bardh Spahia. 

Deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh se Bardh Spahia do të marrë rezultat historik në Shkodër. 

Këto zgjedhje, tha Këlliçi, nuk janë të rëndësishme vetëm për pushtetin lokal, por edhe për fatet e pluralizimit.  

"Këto zgjedhje nuk janë vetë lokale, por kanë rëndësi shumë të madhe politike, janë zgjedhje të një rëndësie të veçantë. Nuk luhet fati vetëm i pushtetit lokal, se në bashkinë Shkodër do ta fitojmë, por këtu po luhet fati i pluralzimit.

Në zgjedhjet  6 marsit është shumë e rëndësishme që çdo votë opozitare të shkojë për një qytetar, për një intelektual, i cili mëshiron më së miri vlerat e këtij qyteti, për Bardh Spahinë.

Nga Shkodra, në datën 6 mars çdo qytetar do të marrë një mesazh të fortë që PD është më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë dhe po shkon aty ku e ka destinacionin në krye të puëve të vendit, për të bërë vepra të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët", u shpreh Këlliçi.