FOTOLAJM/ Takim me Godolen, 'zëdhënësi' i FBI drejt anëtarësimit tek Basha?!

Jonila Godole, e emëruara e Lulzim Bashës në krye të Sekretariatit të të Përndjekurve Politikë në PD, ka pritur në një takim mes gjethesh, avokat Spartak Ngjelën. 

Spartak Ngjela njihet si anti-PD që flet në emër të FBI sikurse, njihet edhe për broçkullat që këput në daljet televizive, sa shpeshherë shikohet si pacient. 

Ndërsa, Jonila Godole ka qenë njohur si një kamikaze kundër PD ndër vite që Basha e ka emëruar përfaqësuese të të përndjekurve. 

Një vështrim i parë mbi avokatin, që ka mbledhur krahët në pozita mbrojtëse, duke e parë bashkëbiseduesen si me mëdyshje, ngre një pikëpyetje:

'Mos kushedi, “zëdhënësi i FBI” siç thirret me ironi nën zë, pasi flet kurdoherë në emër të FBI-së, po mirëpret ndonjë ftesë nga Godolja për t’u anëtarësuar në grupimin Basha, që dita-ditës po katandiset në kashtë e ko...e'?!

Gjykojeni vetë nga fotografia: