FOTO/ Tronditet futbollisti i Kukësit, i grabisin shtëpinë në Tiranë

Luka Milunovic i kanë grabitur shtëpinë, ndërkohë që lojtari ishte në stërvitje me skuadrën.

Futbollistit serb grabitësit i kanë hyrë në shtëpinë e tij në Tiranë, ngjarje kjo që ka tronditur lojtarin Milunovic.

Me anë disa fotove të postuara në Instagram, Milunoviç tregon se grabitësit kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij, duke thyer xhamat, ndërsa ka treguar se i kanë marrë para dhe sende personale.

“Ditën e djeshme isha viktimë e një grabitje në apartamentin tim në Tiranë, ku më morën paratë dhe disa sende personale. Shpresoj që të mos jetë një sulm i qëllimshëm për mua dhe familjen time, sepse këto akte nuk të bëjnë të ndihesh i sigurt. Tani për tani do të lë policinë shqiptare për t’u marrë me këtë çështje, ndërkohë që unë do përpiqem të mos mendoj më për këtë gjë”, ishin disa nga fjalët që ka shkruar serbi në Instagramin e tij.