VIDEO-SYRI TV/ Bllokuar nga dëbora, familjeve në Lajthizë të Mirditës po iu mbarohen rezervat ushqimore

Prej një muaji, disa familje janë izoluar krejtësisht nga dëbora në fshatin Lajthizë të Mirditës dhe atyre po i u mbarojnë rezervat ushqimore.

Gazetari i SYRI TV ka sjellë pamjet se si është sot situata në fshatin Lajthizë të Oroshit, ku bora ka arritur në rreth 1 metër dhe rruga ka 45 ditë e bllokuar.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për zhbllokimin e rrugës, pasi situata vazhdon të jetë e rënduar nga prania e madhe e dëborës.

Disa banorë kanë punuar vetë për pastrimin e rrugëve,  por në disa vende është e pamundur ndërhyrja.