Manchester United në krizë, Rangnick fajëson Ronaldon

Trajneri gjerman Ralf Rangnick beson se shkaku i krizës së Manchester United është loja e dobët e pjesës sulmuese të skuadrës, si dhe është i shqetësuar edhe për formën e dobët të Cristiano Ronaldos.

“Është e qartë se Ronaldo duhet të shënojë më shumë gola. Mendoj se në ndeshjet e fundit kemi krijuar shumë mundësi për gola, por ky nuk është vetëm problemi i Cristiano-s, ky është problemi i të gjithë ekipit, veçanërisht i pjesës sulmuese. nuk po shënojnë gola të mjaftueshëm”, tha ai.

Statistikat e United në dy ndeshjet e fundit kundër Middlesbrough në FA Cup dhe kundër Burnley në raundin e 24-të të Premiership duken befasuese pasi ata kanë pasur gjithsej 52 goditje, 14 prej tyre brenda portës.

Megjithatë, ata shënuan vetëm dy gola, u larguan nga FA Cup pas një penalltie dhe vetëm barazuan kundër Burnley-t.