‘Një mundësi e artë’, Xavi aktivizon Dembelen në ndeshjen e radhës

Xavi Hernandez në një intervistë pwr mediat ka kërkuar që tifozët të mos e vërshëllenin sulmuesin katalanas, Ousuman Dembele, por duhet ta ndihmonin atë të japë më të mirën e tij.

Një mundësi e mirë për të treguar se dëshiron të ndihmojë ekipin në ndeshjet e radhës erdhi. Derbi kundër Espanyol mund të jetë mundësia e artë e Dembelesë për të treguar sa vlen.

Sipas “Mundo Deportivo”, Hernandez  ka në mendje që t’i japë francezit disa  minuta në ndeshjen që Barça do të luajë në “Cornella” kundër Espanyol , këtë të diel nga ora 21:00.

Trajneri nuk e rreshtoi në ndeshjen e parë kundër Atleticos në “Camp Nou” dhe as nuk i dha minuta si zëvendësues. Klubi ia la mundësinë trajnerit për ta bërë atë të luajë sërish dhe kundër Espanyol, në “Cornella” , larg “Camp Nou”, mund të jetë momenti i zgjedhur për ta parë sërish në Barça, duke shmangur kështu reagimin e fitozëve në tribuna.

Burimet e klubit kanë shpjeguar megjithatë se Xavi nuk e ka më atë si një nga prioritetet e tij. Ardhja e Adama , Aubameyang dhe Ferran Torres do të thotë më pak hapësira për Dembele, ndërsa largimi i tij në verë është i pashmangshëm.