I dashuri i vrau djalin, gruaja dënohet me burg

Një grua, e cila ishte në punë kur i dashuri i saj i vrau djalin e vogël, është dënuar me 16 muaj burgim.

Rebecca Hogue 29 vjeç u dënua për vrasje të shkallës së parë, sipas ligjeve të Oklahomës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata argumentoi se ajo nuk kishte arritur të mbronte djalin e saj 2-vjeçar Ryder.

Juria e gjykatës rekomandoi që ajo të dënohej me burgim të përjetshëm, gjykatësi e dënoi me 16 muaj.

Pas dënimit, ajo tha se do të bënte çdo gjë për t’u kthyer pas dhe për të parandaluar vdekjen e djalit të saj.

“Isha shumë krenare që kisha një fëmijë kaq të bukur, të fortë, të zgjuar dhe të shëndetshëm. E vetmja gjë që më ka sjellë paqe është se njeriu që e bëri këtë ka vdekur. E di që djali im është në parajsë dhe se Trent (ish i dashuri) nuk është afër tij”, u shpreh Rebecca.

Gjykatësi që e dënoi tha se ajo nuk e meriton të vdesë në burg.

Në Oklahoma të SHBA-së, ekziston ligji i diskutueshëm “dështim për të mbrojtur”, sipas të cilit prindërit që nuk arrijnë të mbrojnë fëmijët nga abuzimi mund të akuzohen për të njëjtat krime si autori.

2-vjeçari u gjet i vdekur në Vitin e Ri 2020 nga mamaja e tij pasi kjo e fundit u kthye nga puna pas turnit 12-orësh. Ndërsa i dashuri i saj ishte zhdukur. Katër ditë më vonë, policia gjeti trupin e Trent Wichita në një zonë malore ku kishte vrarë veten. Në një pemë aty pranë kishte shkruar “Rebecca është e pafajshme”. /tvklan.al