Sarandë, 5 vjet në gjyq me dy vëllezër për 'plagosje të lehtë': E qëlluan me armë, thikë dhe shkop bejsbolli

Plagosja e nje te riu ne bulevardin e Sarandes ne 19 dhjetor 2016 vazhdon ende sot te mos kete asnje autor te denuar edhe pse ata jane te identifikuar.

Per plagosjen e Xh. H, ne ate kohe 26-vjec, policia identifikoi vellezerit Arber dhe Enrison Abazi dhe ndaj tyre Gjykata ne 30 dhjetor 2016 caktoi “Arrest ne burg” ne mungese, por qe prej asaj dite askush nuk eshte denuar per ngjarjen.

Ne Gjykaten e Sarandes u rregjistrua ceshtja qysh me 20.07.2017 e qe prej asaj date seancat gjyqesore shtyhet pambarimisht duke e kthyer ne precedent te cuditshem.

Jane zhvilluar deri tani rreth 90 seanca gjyqesore dhe e rradhes eshte parashikuar te jete ne 24 shkurt, nen drejtimin e Gjyqtares Suela Xhani.

Gjate ketyre viteve policia arriti te kape vetem Enrison Abazin gjate nje operacioni ne Tirane ne prill 2019, por Gjykata e Sarandes e la ate te lire duke e ndryshuar masen e sigurise nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtepi”, pasi prokuroria e kishte ndryshuar cilesimin e plagosjes nga e “rende” ne te “lehte” edhe pse viktima u qellua nga dy vellezerit me arme, thike dhe shkop bejsbolli. Ne fakt Abazi u arrestua serish me vone per thyerje te mases se sigurise pasi u kap jashte baneses, por pasi disa kohesh qendrimi ne qeli, serish doli i lire.

Ne kerkim mbetet prej asaj dite Arber Abazi, i cili gjate procesit gjyqesor rezultoi te kete nderruar emrin ne Sokol Kristjani.

Abazi rreth 15 vite me pare u denua ne Gjermani per vrasjen me thike te shokut te tij te dhomes, nipit te humoristit Koço Devole nderkohe qe ne shkurt 2012 plagosi me thike ne Sarande shtetasin K. M. 

Sipas dosjes hetimore lidhur me plagosjen e te riut Xh. H., ai eshte goditur gjatë kohës që ishte duke shëtitur me biçikletë në shëtitoren e qytetit, kur drejt tij ka shkuar Enrison Abazi dhe e ka goditur në kokë me një shkop bejsbolli.

Pas kësaj drejt tij ka shkuar edhe vëllai i tij, Arbër Abazi, i cili e ka goditur në këmbën e djathtë, me armë zjarri të llojit pistoletë. Njëkohësisht Arbër Abazi, e ka goditur dhe me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.  Së bashku me ta ka qenë edhe një person tjetër që e ka goditur me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit. 

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, nga Policia gjyqësore është konstatuar dhe më pas sekuestruar me cilësinë e provës materiale një gëzhojë fisheku arme zjarri me ngjyrë bakri, në formë cilindrike me kanale unazore, e kalibrit 6.35 mm, e llojit “makirofkë”-“G.F.L-6.35”, një predhë fisheku arme zjarri me ngjyrë bakri, me maj në formë të rrumbullakët e padëmtuar, pa shenjë të “viaskave” dhe disa njolla gjaku”, shprehet prokuroria ne dosjen hetimore.

E megjithe ngjarjen e rende, gjyqi ne ngarkim te dy vellezerve vazhdon per veprat penale “plagosje e lehte me dashje” dhe “mbajtje pa leje te armeve luftarake”.