Dhunoi macen e tij, Deschamps dënon mbrojtësin francez

Videoja ku Kurt Zouma dhunonte macen e tij në shtëpi ka bërë bujë të madhe dhe për mbrojtësin ka pasur shumë kritika. Në drejtim të tij pati edhe shumë ofendime për gjestin e bërë, ndërsa tifozët e West Ham kanë kërkuar që ai të dënohet nga klubi.

Nga ana tjetër, kjo kërkesë ka rënë në vesh të shurdhër pasi trajneri i tij David Moyes do ta grumbullojë atë për sfidën e radhës ndaj Leicesterit. Megjithatë, të njëjtën gjë nuk pritet ta bëj Didier Deschamps.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, trajneri i kombëtares franceze po planifikon të mos e thërrasë në ekip Zouman të paktën për ndeshjet e ardhshme. Ai kërkon t’i japë dënimin e tij mbrojtësit, për të kuptuar edhe peshën e veprimit të tij.