Sarandë: gjykata nuk e pranon lirimin nga burgu të shoferit që i këputi këmbët, 29-vjeçarit

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj ka rrëzuar të enjten, kërkesën për marrëveshje fajësie midis Prokurorisë së Sarandës dhe Luan Muçodemit, 44-vjeçarit nga Ksamili që në 19 tetor 2021 aksidentoi me makinë të riun Arbjas Kreci, 29-vjeç.  Kreci, si pasojë e aksidentit humbi njërën këmbë, ndërkohë që ka dëmtime të rënda edhe në tjetrën.

Prokurori i ceshtjes Ilir Hoxha kishte pregatitur nje marreveshje fajesie me te dyshuarin e ngjarjes, qe kishte rezultuar se drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne momentin e aksidentit, duke parashikuar keshtu edhe lirimin e tij nga burgu.

Nderkohe me vendimin e 10 shkurtit, Gjyqtari Licaj vendosi: “1. Refuzimin e miratimit të marrëveshjes datë 18.01.2022 në kuadër të proçedimit penal me Nr. 686 të vitit 2021 e lidhur midis Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe të pandehurit Luan Muçodemi i akuzuar për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë plagosjen e rëndë parashikuar nga neni 290 paragrafi i dytë i Kodit Penal. 2. Kthimin e akteve prokurorit”.

Lidhur me kerkesen e Prokurorit per nje marreveshje me te pandehurin, kishte pasur ankesa edhe nga viktima e aksidentit dhe familjare te tij.