‘Ai përdori ironi’ Einxhel Shkira tregon ‘rezervat’ që i la Agron Llakaj gjatë mbrëmjes së djeshme

Ndonëse në shtëpinë e ‘BBV’ ditën e djeshme kaluan një darkë fantastike, sërish mes tyre duket se kanë lindur pakënaqësi.

Më konkretisht, Einxhel ka treguar gjatë një klipi se ka disi ‘hatëmbetje” ndaj Agron Llakës pasi ky i fundit është shprehur se nëse do ishte konkurrent i BBV’ e do të fitonte çmimin e madh, do të hapte një fondacion.

Ky mesazh erdhi si ironi nga ana e aktorit lidhur me moderatoren e cila u shpreh se është ndier keq.

Menjëherë, Donaldi ka ndërhyrë duke thënë se Agroni është një njeri i cili humorin e ka të tijën dhe e gjitha kjo ka qenë një shaka nga ana e tij.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: E gjitha kjo ka qenë një  shaka nga ana e Agronit, dhe jo ironi siç e ke marrë ti

Einxhel: Unë kam menduar se në bazë të debateve që kam pasur me ty ai përdori ironi dje, pasi fondacionin e ka përmendur shumë herë dhe kjo gjë nuk më ka pëlqyer aspak

Donaldi: 'Unë e njoh Agronin më shumë se ty dhe jam i bindur se ai kurrë nuk ka përdorur ironi më ty pasi ti ke një debat me mua dhe jo më atë e gjitha ishte një shaka

Einxhel; Ai ishte i vetmi i cili nuk u afrua shumë me mua dhe realisht nuk e kuptova përse