EMRI/ I bëri rezistenë postbllokut të Policisë teksa mbante armë pa leje, identifikohet i riu në Sarandë

Është arrestuar vetëm pak minuta më parë, një shtetas i cili qarkullonte me armë zjarri.

29-vjeçari nga Saranda, nuk  i’u bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .

Pas kërkimeve me dron,  Policia e Sarandës, gjeti në det armën e zjarrit, tip pistoletë.

I riu me, Ali Kërma, mendohet se e hodhi pistoletën  në det për të fshehur provat.

Deklarata e Policisë Sarandë. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi A. K, qarkullonte me automjet, me armë zjarri me vete kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në lagjen Nr.1, Sarandë,  shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin me të cilin lëvizte 29-vjeçari dhe menjëherë i kanë bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A. K, nuk i është bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë për të ndalur dhe ka vijuar me shpejtësi duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve të policisë.

Drejtuesi i mjetit, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke përplasur dhe një automjet tjetër dhe për të fshehur provat ka hedhur në det armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.

Shërbimet e Policisë  kanë përdorur Dronin për të kontrolluar në det si dhe mjetet lundruese të Policisë Kuiftare. 

Pas skanimit nga droni në det,  të vendit ku gjendej pistoleta  është bërë e mundur nxjerrja dhe sekuestimi i saj, së bashku me  një karikator me municion luftarak.

Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A.K, dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat  penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.