Rangnick kritikon Ronaldon: Nuk ka shënuar shumë gola, sulmi po vuan

Trajneri gjerman Ralf Rangnick beson se shkaku i krizës së Manchester United është loja e dobët e pjesës sulmuese të skuadrës, si dhe është i shqetësuar edhe për formën e dobët të Cristiano Ronaldos.

“Është e qartë se Ronaldo duhet të shënojë më shumë gola. Mendoj se kemi krijuar shumë mundësi për gola në ndeshjet e fundit, por ky nuk është vetëm problemi i Cristianos, ky është një problem i gjithë ekipit, veçanërisht i pjesës sulmuese. Nuk po shënojnë gola të mjaftueshëm", tha Rangnick para ndeshjes që Manchester United do të luajë nesër në ora 13:30 kundër Southampton.

Statistikat e United në dy ndeshjet e fundit kundër Middlesbrough në FA Cup dhe ndaj Burnley në javën e 24-tërt të Premier League duken befasuese pasi ata kanë bërë 52 goditje, 14 prej tyre brenda portës.

Mirëpo, lojtarët e “Djajve të kuq” shënuan vetëm dy gola, u larguan nga FA Cup pas penalltive dhe ndan në barazim me Burnley-n.

Ronaldo nuk hyri në listën e golashënuesve në asnjërën prej këtyre dy ndeshjeve, duke e çuar në pesë numrin e ndeshjeve pa shënuar.

Vlen të kujtojmë se ndaj Middlesbrough, Ronaldo nuk humbi një penallti në minutën e 20-të të lojës.