Dajë Pashuku ia ka gjetur Beniadës kandidatin për burrë sapo të dalë nga 'BBV'

Beniada Nishani është një nga konkurrentet më të forta të “Big Brother VIP Albania”, ku ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me karakterin e saj pozitiv e harmonik që ka hyrë në zemrat e të gjithëve.

Një nga personazhet që ka hyrë në shtëpi për të surprizuar modelen ka qenë pikërisht dajë Pashuku. Ai ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur rreth Beniadës dhe rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”.

Mirëpo, dajë Pashuku ka habitur të gjithë me deklaratën e papritur lidhur me mbesën e tij. Ai tha se i ka gjetur asaj një burrë ‘kandidat’që jetonte pranë Shijakut për t’ia prezantuar.

Ai pranoi se e njeh mirë “kandidatin” dhe nëse Beniada është dakord, do t’i prezantojë me njeri tjetrin.

Ai tha gjithashtu se nëse do të lejonte produksioni, do të donte i gjithë Shijaku, që të shkonte të vizitonte Beniadën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se Beniada ka treguar që nuk është në një lidhje aktualisht, ndërkohë që ka folur disa herë lidhur me faktin që të afërmit dhe familjarët e saj e kanë pyetur atë dhe mamanë e saj vazhdimisht lidhur me  jetën private, duke i ofruar ‘kandidatë’ për t’i njohur. Megjithatë, ajo ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjëherë.