Barcelona ka një plan rezervë: Nëse Haaland nuk vjen, qëllimi i radhës është sulmuesi i Real Sociedad

Dëshira e parë e Barcelonës në merkaton e ardhshme quhet Erling Haaland, por klubi katalanas tashmë ka një opsion rezervë.

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, ka kursyer 75 milionë euro, sa është shuma e klauzolës së blerjes së Haaland, por nëse norvegjezi vendos t'i thotë "jo" transferimit në Camp Nou, ai ka përgatitur edhe një plan "B".

Sipas gazetës katalanase “Sport”, Barcelona do të shikojë për sulmuesin e Real Sociedad, Alexander Isak.

Megjithatë, ajo që është veçanërisht interesante është se ata do të duhet të japin më shumë para për suedezin. Domethënë, klauzola e blerjes së Isaac arrin në 80 milionë euro dhe Real Sociedad nuk do të dëshironte ta shesë atë nën këtë çmim.

Paratë për Barcelonën nuk duhet të jenë problem kur ai të nënshkruajë një marrëveshje të pasur sponsorizimi me Spotify e cila do të hyjë në fuqi më 1 korrik.