Arsenali ‘blindon’ portën, portieri i kombëtares amerikane pjesë e ekipit anglez

Portieri amerikan, Matt Turner, është zyrtarisht portieri ri i Arsenal.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ku Turner aktivizohet, në England Revolution. Në të thuhej se portieri 27-vjeçar do të transferohet drejt klubit anglez në sezonin e ardhshëm.

Turner është gjithashtu portieri i kombëtares amerikane dhe konsiderohet si një garanci për portën e SHBA. Tashmë ai mund të konsiderohet edhe nga “Topçinjtë” duke marrë parasysh faktin se i kanë besuar katërkëndëshin e tyre portierit 27-vjeçar.