Ja përse Kim Kardashian ishte kundër veshjes së saj në 'Met Gala'

Padyshim që “torta mbi qershi” e Met Galasë ishte Kim Kardashian dhe këtë herë pasi ajo i habiti të gjithë me veshjen e zgjedhur, e mbuluar nga koka të këmbët.

Megjithatë, ne po ju sjellim jë fakt mjaft interesant sa i përket yllit të “The keeping up with the Kardashians”.

Mësohet se Kim ka qenë gjatë gjithë kohës kundër kësaj veshjeje pasi ajo i mbulonte të gjithë trupin dhe nuk dukej aspak bukur.

"Kam qenë kundër asaj veshje. Mendova: ‘Nuk e di se si mund ta mbaj maskën. Pse do të doja të mbuloja fytyrën time?. Por Demna Gvasalia, drejtori kreativ i Balenciaga-s dhe ekipi më thanë: ‘Kjo është një gala kostumesh. Kjo nuk është një festë Vanity Fair ku të gjithë duken bukur. Ka një temë dhe ti duhet të mbash maskën. Kjo është pamja’. -tha ajo.

Drejtori kreativ Gvasalia teksa shpjegoi domethënien e veshjes së Kardashian në “Met Gala”, këmbëngulte se maska ishte mjaft e rëndësishme për të kompletuar të gjithë pamjen e saj misterioze.

“Njerëzit do ta kuptonin menjëherë se ishte Kim për shkak të siluetës së saj. Ata nuk do të kishin nevojë as ta shihnin fytyrën e saj, e dini? Dhe unë mendoj se kjo është e gjithë fuqia e personazhit të saj të famshëm, që njerëzit nuk do të kishin nevojë ta shihnin fytyrën e saj.” shprehet Gvasalia.

Sa i përket stilit të saj të ardhshëm, Kim tha se ndoshta ka ardhur koha të ndihet komode dhe të qëndrojë pa grim, sepse kjo mund të jetë ajo që i pëlqen të përfaqësojë në botë.