Bashkëshortja e Valon Behramit fiton medalje e artë në Olimpiadën 'Pekin 2022'

Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e futbollistit Valon Behrami, fitoi medaljen e artë olimpike në disiplinën e skive alpine. 30-vjeçarja triumfoi pas një paraqitjeje fantastike në sllallomin super gjigand, në Lojërat Dimërore.

Kjo ishte medalja e dytë në Olimpiadë për Lara Gut-Behrami, që në garimin e mëparshëm në sllallomin gjigand kishte fituar edhe medaljen e bronzit.

Në vendin e dytë u pozicionua austriakja Mirjam Puchner, teksa medalja e bronzit u fitua nga zvicerania Michelle Gisin.

Lara Gut-Behrami është skiatorja e parë zvicerane që fiton sllallomin super gjigand në Olimpiadë.