", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/February/11/auto_FLU8fwiXMAYRFqV1644597320.jfif", "width": 900, "height": 563 } }

Zyrtare/ Hernandez rinovon kontratën me Milanin, francezi përfiton 4.5 milionë euro në sezon

Theo Hernandez ka rinovuar kontratën e tij me Milanin. Mbrojtësi francez zbarkoi në selinë e klubit kuqezi për të firmosur kontratën e re që e lidh me Milanin deri në 30 qershor të vitit 2026.

Theo Hernandez do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse. Tratativat zgjatën disa javë, gjithmonë në optimizëm dhe sot u mbyllën me sukses.

Pas rinovimit të Pioli, Kjaer, Saelemaekers, Gabbia dhe Calabria, Theo Hernandez bëhet pjesëtari i 6-të i skuadrës kuqezi që rinovon kontratën me Milanin.