Zagani: Dënimi i ish-ministrit kampion të mafies më gëzon! Drejtësia nën urdhrat e politikës së inkriminuar

Ish-oficeri i Antidrogës në Vlorë Dritan Zagani, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon ka komentuar dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin e ka akuzuar që në fillim si të lidhur me bandën e Habilajve, si dhe arrestimi i ish-Gjeneralit të Guardia di Financës Lisi.

Zagani ka theksuar se me dënimin e Tahirit si qytetar ndihet i trishtuar sepse ligji nuk është zbatuar siç duhet, por dënimi si ish-ministër kampion i rilindjes së mafies i’a bën zemrën mal.

Gjithashtu Zagani ka shprehur dëshpërimin e tij të madh, pasi në këto momente drejtësia në Shqipëri ndodhet totalisht nën urdhrat e politikës së inkriminuar.

Zagani: Për mua është një trishtim se si u zhvillua ky gjyq dhe si përfundoi kjo procedurë me qytetarin Saimir Tahiri që ka shkelur ligjin, por në przimin se është dënuar ministri kampion i rilindjes së mafies më bëhet zemra mal dhe ndiem shumë i kënaqur që të dënohet edhe sa do pak apo edhe pse u drodh ligji që ai të dënohet sa më pak dhe të mos nxjerri të tjerët. Në prizmin e qytetarit Saimir Tahiri ndiem i trishtuar sepse ligji nuk bëhet siç duhet, ligji bëhet si është bërë gjithmonë.

Nëse më parë dretjësia ishte nën influencën e politikës, sot drejtësia është komplet nën urdhrat direkte të politikës së inkriminuar. Unë e kam humbur besimin se në Shqipëri do ketë drejtësi. Për sa të jem gjalë i kam humbur shpresat.