Kupa e Italisë/ Caktohet data dhe ora e gjysmëfinaleve të para, ja kur do të luhet Milan-Inter

Kanë mbetur vetëm katër skuadra në garë për Kupën e Italisë.

Inter, Milan, Juventus dhe Fiorentina do të “luftojnë” për fitimin e trofeut.

Tashmë janë bërë publike datat dhe oraret e ndeshjeve gjysmëfinale.

Derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit do të luhet në datën 1 mars në orën 21:00.

Fiorentina-Juventus do të luhet në datën 2 mars, në të njëjtën orë.

Mbetet akoma për t’u përcaktuar orari i ndeshjeve të kthimit.