VIDEO/ Kryemadhi: Bosët e incineratorëve më shumë në ajër se në tokë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorëve, pasi përfaqësues demokratë shkuan sot në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ thekson se administrata e inceneratorëve më shumë në ajër se në tokë.

Reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Administrata e inceneratorëve më shumë në ajër se në tokë!

1.8 milionë dollarë nga taksat e shqiptarëve janë përdorur për bileta avioni, edhe në pikun e pandemisë kur bota ishte e mbyllur!

Kjo është arsyeja pse Rama nuk i ndalon pagesat e kostove SHUMË të fryra të inceneratorëve të Tiranës dhe Fierit!

Ndiqni paranë, aty fle lepuri i korrupsionit të qeverisë!