VIDEO/ Angelina Jolie mezi mban lotët gjatë fjalimit, ja arsyeja

Angelina Jolie krahas angazhimeve në filma, njihet edhe për kohën e madhe që i dedikon çështjeve sociale duke u bërë zëri i shumë njerëzve në mbarë botën.

Aktorja ka bërë një vizitë në Capitol Hill, për të ndihmuar një grup të senatorëve të prezantojnë një version të ri të Ligjit për dhunën ndaj femrave në SHBA dhe mezi ka mbajtur lotët në fjalimin e saj emocional.

Ajo u pushtua nga emocionet kur iu drejtua gazetarëve në konferencën për shtyp dhe dënoi ‘heshtjen’ e Kongresit për këtë çështje, sepse ata nuk e kishin miratuar sërish draftin për gati një dekadë.

“Më shumë dua t’i nderoj fëmijët që janë të tmerruar dhe vuajnë në këtë moment, si dhe për shumë njerëz për të cilët ky ligj vjen shumë vonë”, tha aktorja me një zë që dridhej.

 

“Femrat që kanë kaluar nëpër këtë sistem me pak ose aspak mbështetje, vazhdojnë të vuajnë dhimbje dhe trauma për shkak të abuzimit. Të rinjtë që i kanë mbijetuar abuzimit dhe janë bërë më të fortë, jo për shkak të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, por përkundër tij”.

“(Dua t’i nderoj) edhe femrat dhe fëmijët të cilët kanë vdekur”, ka vazhduar Jolie.