EMRI/ Grabiti me armë lekët e pensioneve tek Posta, kapet autori

Filiali i Postës Shqiptare në Gjirokastër është grabitur me armë zjarri.

Mësohet se autor është shtetasi Armando. K, i cili tashmë është arrestuar nga policia e qytetit jugor 10 minuta pas ngjarjes.

Autori ka hyrë me armën e zjarrit në ambientet e sportelit ku shpërndaheshin pensionet dhe ka marrë një shumë parash, sasia e të cilave nuk dihet ende.

Mësohet se autori është emigrant në Greqi.

Pasi ka marre paratë, 30 vjeçari nga Vlora, është larguar me shpejtesi ne drejtimin të pjsës së poshtme të qytetit.

Menjehere Policia e Gjirokastres u vu ne levizje dhe ka prangosur te riun ne zonen e ish Poliklinikes ne lagjen Meçite dhe e ka shoqeruar direkt ne ne Komisaritin e Policise.