Aksident në hyrje të Tiranës, furgoni del nga rruga. Dy të lënduar

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut. Shoferi I një furgoni ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Aksidenti u shënua rreth orës 12:30 minuta të 11 shkurtit 2022.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.