Basha voton ‘projektin mafioz’/ Berisha poston VIDEON: Kur të marrin peng, nuk përfaqëson dot as veten

Deputeti Lulzim Basha bashkoi votat dje me Edi Ramën për të kaluar zgjatjen e vetingut, për të cilin në vitin 2017 ishte shprehur se është një projekt mafioz.

Duke postuar një video ku krahasohen qëndrimet e Bashës, lideri historik demokrat, Sali Berisha shkruan se Basha është i marrë peng. “Kur të marrin peng, nuk përfaqëson dot as veten tënde,” shkruan ai.

Në video shihet Basha duke deklaruar në vitin 2017 se: “Projekti i vetingut është një projekt mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë, për llogari të Edi Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e Bashkimit Europian”.

Ndërkohë dje ai deklaroi se këtij ‘projekti mafioz’ duhet “t’i japim shanset që të korrigjohet’.