Basha nuk njeh juridiksionin e prokurorëve belgë, deklarata…

Nga Endira Bushati

Luli në SPAK… por para Prokurorëve Belgë…

Si rrallë herë, e dëgjova me vëmendje fjalën e Bashës me gazetarët, pas pyetjes së tij nga prokurorët belgë….

Sigurisht, që si gjithmonë, lojëra fjalësh….për të kaluar radhën….

E megjithatë, mes lojërave me fjalët, Basha u dha ‘mesazhin’ atyre që ‘duhet të dëgjojnë’…..

 ‘Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut e BKH kanë dhe do të kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara për hetimin e të gjitha çështjeve që janë në JURIDIKSIONIN e tyre…..’

‘…..por dhe për punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH të bëjnë detyrën e tyre dhe të mos harrojnë kurrë se nuk kanë shef apo bos mbi krye përveç Kushtetutës, ligjeve SHQIPTARE dhe qytetarëve taksapagues SHQIPTARË….’

Luli, i cili sot ndryshoi Kushtetutën për vettingun, me arsyetimin se ia kërkonin ndërkombëtarët ….

….Po sot, pasi u pyet nga prokurorët BELGË, u kujtoi prokurorëve shqiptarë të hetojnë ‘brenda JURIDIKSIONIT të tyre’ dhe gjithashtu u kujtoi se ‘prokurorët SHQIPTARË’ nuk kanë shefa të tjerë përveç ligjeve dhe taksapaguesve SHQIPTARË…..

…..dmth….mos pyesni për juridiksione, ligje e taksapagues BELGË….

Kaq nga intervista….imagjinoni ç’’shënime’ paskan mbajtur prokurorët belgë….