Revolucion në Champions League, UEFA përgatit formatin e ri

UEFA po mendon të bëjë një revolucion në kompeticionin më të ndjekur për klube, Champions League.

Presidenti Aleksandër Ceferin në një intervistë për mediat kishte cituar se mund të ndryshonte formati duke nisur që nga viti 2024.

Mendohet që formati i ri do të ketë 36 skuadra dhe jo më 32.

Do të luhen 10 ndeshje në grup dhe jo 6, më pas faza e eliminimit.

Në fokus do të jenë të ardhurat e shëndetshme të klubeve, të cilat do të rriten me 42.8%.

Çdo edicion nga 2024 deri në 2027 i Champions-it do të ketë një investim prej 5 miliardë eurosh në sezon. 

Kjo do të “eklipsojë” idenë e Superligës me ekipet që do të marrin fondet që u nevojiten.

Akoma nuk është zyrtarizuar si vendim, por gjasat janë të mëdha që në vitin 2024 të shohim një Champions tjetër.