Pasi morën në pyetje Bashën, hetuesit belgë mbërrijnë sërish në SPAK

Hetuesit belgë, të cilët ditën e djeshme morën në pyetje deputetin Lulzim Basha për disa orë, kanë shkuar sërish në orët e para të mëngjesit në ambientet e SPAK.

Sipas informacioneve mësohet se hetuesit belgë do vijojnë marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni lidhur me parata e sukestruar në automjetet tip Toyota Auris.

Mësohet se hetuesit belgë do të marrin 22 persona në pyetje për këtë çështje. Ata janë miq, familjarë të të vënëve në akuzë, por edhe persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet kriminal.

Hetuesit belgë prej 3 ditësh ndodhen në vendin tonë, ndërkohë që ato do vijojnë te qëndrojnë deri në përfundimin e marrjes në pyetje të tyre.