Shkencëtarja kryesore e OBSH-së: Bota nuk është në fund të pandemisë, priten variante të reja

Shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Sëaminathan, tha të premten se bota nuk kishte arritur ende fundin e pandemisë Covid - dhe paralajmëroi se do të kishte të tjera variante.

"Ne e kemi parë virusin të evoluojë, të ndryshojë ... kështu që ne e dimë se do të ketë më shumë variante, më shumë variante shqetësuese, kështu që nuk jemi në fund të pandemisë," u tha Swaminathan gazetarëve në Afrikën e Jugut.

Ajo tha se 11,000 deri në 12,000 njerëz ende vdesin në shkallë globale çdo ditë nga Covid, kryesisht njerëz të pavaksinuar.

Ndërkohë që shumë vende perëndimore kanë vazhduar me doza përforcuese, shumë vende në botën në zhvillim ende s’kanë dhënë ende dozën e dytë. Për shembull, vetëm një në katër punonjës afrikanë të kujdesit shëndetësor është i mbrojtur.

Komentet e Swaminathan pasojnë deklaratat e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Gordon Broën të ​​mërkurën, duke thënë se pabarazia në vaksina ishte një "dështim monumental i politikës ndërkombëtare" dhe duke paralajmëruar "historia nuk do të jetë e mirë" me liderët perëndimorë që i  grumbulluan vaksinat.

"Një numër i vogël vendesh kanë monopolizuar blerjen dhe për këtë arsye kontrollojnë furnizimin e shumicës dërrmuese të vaksinave," tha Broën. "Kjo do të thotë se disa nga këto vende i kanë grumbulluar vaksinat dhe më pas arrijnë në pikën që kur i kanë mbaruar, u ka kaluar data e përdorimit dhe iu duhet t'i shkatërrojnë ato."