Më i ndjekuri në ‘Instagram’/ Nuk do ta besoni sa para merr Ronaldo për një postim

Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin e “Instagram” duke u bërë personi i parë që arrin 400 milionë ndjekës.

Lojtari i Machester United, arriti këtë numër vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 37-të, duke kaluar 309 milionë ndjekësit e Kylie Jenner.

Por me kaq shumë ndjekës, të gjithëve u intereson sa kushton një postim në profilin e tij.

Në shtator 2021, Ronaldo kishte 237 milionë ndjekës që rezultuan në një vlerësim prej 1,019,100 (mbi 1,20 milion euro) për një postim.

Me 400 milionë ndjekësit e tij aktual, të ardhurat e Ronaldos rriten në mbi 2 milionë euro, mbi trefishin e pagës së tij javore në Manchester United.

Cristiano Ronaldo ka më shumë ndjekës se të gjitha 92 klubet e futbollit në piramidën e Ligës Angleze te Futbollit.