Si sot 10 vite më parë vdes këngëtarja më e vlerësuar në historinë e muzikës

Si sot dhjetë vjet më parë një nga zërat më të jashtëzakonshëm, Mbretëresha e muzikës pop, Whitney Houston u gjet e vdekur në një dhomë hoteli.

Shkaku i vdekjes iu atribua mbytjes aksidentale në vaskë pas përdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Mbretëresha e muzikës pop kishte mbi 200 milion albume dhe këngë të shitura si dhe është në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si gruaja më e vlerësuar në historinë e muzikës me rreth 415 çmime, duke përfshirë 6 Grammy, 2 Emmy, 31 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Aëards.

Pas një praktike tradicionale në korin e kishës së Nju Xhersit, Hjustoni zbulohet nga Clive Davis, një nga emrat më me ndikim në historinë e diskografisë. 

Debutimi i saj ishte verbues: në vitin 1985 Houston u bë një yll botërorë me këngë "How Will I Know", "Greatest Love of All".

 Për albumin e tretë "I'm Your Baby Tonight", Clive Davis organizon një prezantim në kështjellën mbretërore të Mynihut. 

Dalja e saj e fundit publike ishte më 9 shkurt 2012 në një mbrëmje të organizuar në periferi të ndarjes së çmimeve Grammy në hotelin Beverly Hilton në Beverly Hills, i njëjti hotel ku ajo qëndronte.

 Dy ditë më vonë, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy ajo nuk u shfaq kurrë.

 Në vend të kësaj, ajo u gjet e pajetë në vaskën e saj.

 Lajmi për vdekjen e saj u përhap me shpejtësi ndërsa provat po zhvilloheshin në Staples Center duke i lënë të gjithë në mosbesim dhe tronditje. 

Pak vite më vonë, në vitin 2015, të njëjtin fat tragjik pati edhe vajza e saj Bobbi Kristina . 

E reja pagoi çmimin për famën e prindërve dhe problemet e tyre me drogën.