Konflikti që çoi dy vëllezërit e rrezikshëm të vrisnin rapsodin dhe mikun e tij

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e Edmond Përdodës në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e rapsodit të njohur me origjinë nga Mirdita Kol Murrani dhe shokut të tij, Preng Simonin.

Ngjarja e rëndë ndodhi 27 prill të vitit 2020 në fshatin Lalm i Ri në Lezhë.

Pas krimit, në pranga ra vëllai i 39-vjeçarit që u prangos sot nga RENEA, Aleksandër Perdoda. Të dy vëllezërit rezultojnë me precedentë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës ndaj personit.

Dyshohet se vrasja e dy viteve më parë ndodhi për motive pronësie. Mësohet se dy vëllezërit pretendonin se toka që pretendohej nga rapsodi me shokun e tij iu përkiste atyre.

Ndërkohë 39-vjeçari i arrestuar sot nga policia, banues në Lalm, rezulton i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone.