Mungesa e mësuesve rrezikon mbylljen e programeve të studimit në Matematikë dhe Fizikë

Të rinjtë shqiptarë po largohen nga mësuesia.

Interesi përherë e më i ulët, kryesisht në shkencat ekzakte po bën që disa programe studimi të shkojnë seriozisht drejt mbylljes.

“Programet e fizikës në Bachelor, programet e matematikës dhe gjithashtu janë programe studimi që rrezikojnë të mbyllen”, shprehet Eglantina Kalluçi.

Nga rreth 100 kuota për secilin drejtim, aktualisht në programet e mësuesisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës rezultojnë të regjistruar 20 studentë në Fizikë, 60 në Matematikë, 25 në Kimi, 34 në Biologji dhe vetëm 10 në Informatikë.

Përtej numrave në tkurrje, edhe cilësia e studentëve të regjistruara në këto drejtime nuk po rezulton si më e mira e mundshme.

“Rezulton që kur ata aplikojnë në Master nuk është kontingjenti më i mirë i mundshëm që preferon të zgjedhë profilin e mësuesisë”, thotë Kalluçi.

Për zëvendësdekanen e Shkencave të Natyrës, Eglantina Kalluçi, nëse nuk ndërhyhet për të korrigjuar trendin negativ, pasojat do jenë të rënda dhe afatgjata.

Teksa e tashmja në mësuesi nuk paraqitet optimiste, edhe e tashme duket se nuk rezervon pritshmëri më të mira.

Ky është një problem që le të themi, mbase rezultatet do t’i ketë pas disa vitesh, por që është mirë që të vihet dorë dhe të merren masa për ta ndryshuar trendin në këto programe studimi”.

Përfaqësues nga universitete në vend propozojnë që institucionet e arsimit të inkurajojnë nxënësit nëpërmjet bursva dhe formave të tjera përkrahëse që të orientohen drejt programeve të mësuesisë. /A2