Viktor Orbán fton Trumpin në Hungari që të nxisë rizgjedhjen e tij

Instituti i lidhur me qeverinë hungareze i ka bërë një ftesë ish-Presidentit amerikan Trump.

Kryeministri i ekstremit të djathtë të Hungarisë, Viktor Orbán, shpreson që Donald Trump të shkojë në Budapest në javët e ardhshme për të nxitur fushatën e tij për t'u rizgjedhur.. Një institut i lidhur me qeverinë Orban, “Qendra për të Drejtat Themelore”, i ka bërë një ftesë Trumpit, tha një burim qeveritar për “The Guardian”.

Ftesa vjen ndërsa Orbán kalon nëpër hapat e fushatës përpara zgjedhjeve të ashpra që do të zhvillohen më 3 prill, kur partia e tij “Fidesz” do të përballet me një koalicion të bashkuar opozitar, në atë që shihet si sfida më e madhe për sundimin e tij që kur u bë kryeministër 12 vjet më parë.

 “Anëtarët e “Fidesz” do të donin që Trump ta vizitonte Budapestin në mars”, tha burimi, i cili shtoi se Trump nuk i është përgjigjur ende ftesës. Nëse kjo ndodh, vizita do të ishte udhëtimi i parë publik I Trump jashtë SHBA-së që nga humbja e zgjedhjeve në 2020.

Orbán ka qënë një mbështetës i hershëm i Trumpit, duke e përkrahur atë që në verën e vitit 2016 dhe  gjithashtu e mbështeti publikisht në votimin e vitit 2020.

Të dy folën me telefon në janar dhe Trump ia ktheu nderin, duke e mbështetur publikisht Orbanin për zgjedhjet e prillit. Një vizitë personale nga ish-Presidenti amerikan do të shihej si një nxitje e madhe e fushatës.

“Këto vizita kanë një ndikim të madh në komunitetin konservator hungarez, sepse e shohin Trump si një ikonë, si dikush që e kaloi Presidencën e tij me erë të fortë kundër,” tha një burim pranë Fidesz.

Një ish-punonjës republikan tha se Trump dihet se i frikësohet infektimit me Covid kur udhëton jashtë vendit dhe mund të preferojë të mos udhëtojë.