Nike 'fsheh' atletet Adidas të Messit

Kompania Nike ka bërë prezantimin e fanellave të përgatitura për Paris Saint-Germain.

Gjigantët francezë zbuluan modelin e tyre të fundit të mes-sezonit Nike x Jordan në një fushatë që përfshin Messi, Kylian Mbappe dhe yje të tjerë.

E gjatë këtij prezantimi, Messi kishte të veshura altetet Adidas, të cilat fotografët u detyruan t’ia fshehin.

Një pllakë me fjalët “Jordan Paris Saint-Germain Spring 22” qëndron në këmbët e Messit, në mënyrë që mos t’i vërehen atletet Adidas.

Ndryshe, Messi e kishte filluar karrierën e tij me atelete Nike, por më pas kompania Adidas i kishte ofruar më shumë se dyfishin e ofertës së Nikes, kështu që Messi nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me Adidasin dhe ka qëndruar me ta që atëherë.