'Kakuja' nuk është më - Ndahet nga jeta motra e Ismail Kadaresë

Letrarja e njohur Kadrie Kadare, motra e Ismail Kadaresë, është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare.

Mësohet se ajo u përcoll sot për në banesën e fundit në Tiranë.

Kujtojmë se Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media.

E njohur në qarqet letrare si 'Kakuja', vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.