‘Belgët kanë punë me Bashën’/ Gjokutaj: Sot i është komunikuar e drejta për të marrë avokat

I ftuar në Çim Peka Live, avokati Genc Gjokutaj ka zbuluar një detaj të rëndësishëm në lidhje me hetimet e belgëve për çështjen e Toyota Yaris në drejtim të Lulzim Bashës.

Sipas avokatit, ‘sot Lulzim Bashës i është komunikuar zyrtarisht e drejta e tij që herës tjetër të marri avokat sepse ata kanë punë me të’.

Gjokutaj: Sot Lulzim Bashës i është komunikuar zyrtarisht e drejta e tij që herës tjetër të marri avokat sepse ata kanë punë me të dhe kjo është shumë e rëndë sepse në kohën që ka ndodhur kjo ky person ishte kryetar i opozitës dhe priste të merte çelësat e pushtetit. Ky person kur arrin para autoritete belge të bëjë një gjë të tillë llogarit se çmund të bëjë ky në zyrën e kryeministrit.