Meta për Bashën: Lulzimi shërbëtori më i devotshëm i Ramës

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ishte presidenti Ilir Meta, i cili foli për zgjatjen e mandatave të organeve të Vetting-ut sot në parlamentin shqiptar.

Meta, ironizoi qëndrimet e kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me këto votime.

Ai u shpreh se 'Lulzimi ndërron shumë faqe' dhe se ai është 'shërbëtori më i devotshëm i Edi Ramës'.

"Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron.

Për fat të keq në bindjen time të plotë Basha është shërbëtori me i devotshëm i Edi Rames, për kapjen e shtetit dhe reformës ne drejtësi. Basha është ne thelb një politikan absurd, pa koherencë.

Çdo humbje e Lulzim Bashës, ai e shpall si fitore. Lulzim Basha ka përgjegjësi të madhe në këtë vend, ai hodhi ne erë pluralizmin politik në këtë vend.

Ai, dogji mandatet dhe i dorëzoi të gjitha institucionet e pavarura të Edi Rama.

Bojkotoi reformën në drejtësi dhe i dorëzoi edhe pushtetin vendor, duke mos pasur opozita asnjë këshilltar në të gjithë Bashkitë e vendit", sqaroi presidenti.