Ilir Meta: Dështimi i Reformës nuk erdhi nga unë, pas 24 korrikut do jem në shesh-betejë

Mbrëmjen e sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë ishte i ftuar në emisionin, 'Të paekzpozuarit', përballë moderatorit Ylli Rakipit.

Fokusi i  bisëdës ishte 'kaosi' i krijuar mes presidencës, kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese, përpjekje këto për t’i hequr atij të drejtën e presidentit.

Ndër të tjera, presidenti u shpreh se në gjithë këtë situatë në të cilën gjendet populli në vend, është shtuar nevoja për një lidership të ri.

'Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Populli ka nevojë të marrë në dorë fatin e vet, dhe të kërkojë llogaridhënie tek ata, që e drejtojnë atë. Pas 24 korrikut 2022 do angazhohem, për  të vendosur themelet e Republikës!

 Në shesh-betejë unë do të jem pas 24 korrikut, pavarësisht padurimit tuaj. Unë raportin e kam popullin tim dhe e kam të shkëlqyer. Mua “non grata” nuk më bën dot "Gruaja e Bilalit". Unë raportin e kam vetëm me popullin shqiptar dhe atij do t'i drejtohem pas 24 korrikut', u shpreh presidenti Meta.